Haradinaj: Votimi i sotëm nuk është betejë e deputetëve të Dukagjinit, por e deputetëve të gjithë Kosovës

Daut Haradinaj, deputet i AAK-së ju ka bërë thirrje edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Thirrja e Haradinajt drejtuar deputetëve:

Të nderuar kolegë deputetë të Parlamentit të Kosovës, Kosova është një dhe e pandashme dhe territori i saj është e paprekshëm.

Unë kam bindje të plotë, kam besuar dhe vazhdoj të besojë, se shumica jonë absolute jemi të vendosur, që këtë herë të mos u nënshtrohemi presioneve dhe të vihemi në anën e së drejtës, në anën e interesit të shtetit të Kosovës.

Sot do të dëshmojmë se ne jemi përfaqësues të popullit, dhe do të flasim e do të votojmë siç kërkon sovrani.

Votimi i sotëm nuk është betejë e deputetëve të Dukagjinit, por e deputetëve të të gjithë Kosovës.

Vota kundër na fuqizon të gjithë neve, e fuqizon parlamentin dhe demokracinë në vend. Qeveria mund të dërgojë çfarëdo projektligji, ndërsa Kuvendi është ai që vendosë vetëm në emër të popullit.

Temat
LajmeVend

Të afërta