Lajme

Haradinaj: Për projektligjin e Demarkacionit nuk nevojitet Lista serbe

By Dijart Dyla

September 01, 2016

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka kërkuar nga Kadri Veseli që të tregojë sa deputet janë në sallë, sepse në sallë janë 100 deputet dhe nuk ka nevojë të tërheqë projektligji për demarkacionin me Malin e Zi.

“Nuk kemi nevojë për deputetët e Listës serbe dhe as për kushtëzimet e tyre”, ka thënë ai pas fjalimit të kryeministrit Mustafa për tërheqje të projektligjit për ratifikim të marrëveshjes.