Faton Topalli s’ka ide pse u arrestua Donika Kadaj

Deputeti i VV-së Faton Topalli ka ftuar qytetarët që ta kundërshtjnë marrëveshjen, teksa theksoi se ata nuk kanë problem me Malin e Zi por se kanë problem me marrëveshjen aktuale.

“Do e kundërshtojmë me të gjitha mjetet, me metoda inovative e kemi bërë gjithmonë. Ftoj pozitën ta votojnë kundër”, tha Topalli para mediave.

Ndërkohë, i pyetur për arrestimin e deputetets Donika Kadaj Bujupi, ai tha se nuk ka njohuri se përse është bërë arrestimi i saj, por shtoi se ka pasur sjellje brutale ndaj saj.

Sa i përket mospjesëmarrjes së Listës Serbe në seancën e sotme ai tha se Lista Serbe smerr pjesë se ata se njohin sovranitetin e Kosovës.

Topalli

Temat
LajmeVend

Të afërta