Lajme

Vrasje e dyfishtë në Korçë, Policia në vendngjarje

By FIRST CHANNEL

August 31, 2016

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Sipas burimeve, paraprakisht dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lekas. Policia është në vendngjarje. Ende nuk dihen rrethanat se si kanë ndodhur vrasjet.

Burime të “Panoramës” thonë se ka dyshime se vrasjet mund të jenë të lidhura me kultivimin e kanabisit. Por ende nuk ka asnjë gjë zyrtare.