Sulmoi gruan me armë zjarri, Chris Brown arrestohet si një kriminel (Foto)

Chris Brown është kthyer në një kriminel të vërtetë!

Artisti i rrymës RnB është arrestuar për sulm me armë vdekjeprurëse, pra jo thjesht një incident, por një krim i mirëfilltë.

Sajti TMZ bën me dije se Brown i drejtoi armë zjarri një të ftuare në shtëpinë e tij, mëngjesin e ditës së djeshme pasi debatuan në mënyrë të fortë.

Ajo pretendon se shkak i debatit ishin bizhuteritë. Policia siguroi një mandat kontrolli për shtëpinë e tij dhe sipas raportit të tyre aty u gjetën 2 armë zjarri dhe drogëra. Mësohet se këto të fundit ishin të futura në një çantë të cilën Chris e hodhi jashtë dritares në momentin që po mbahej i mbyllur në shtëpi.

Por ky truk i vogël paniku nuk kishte si të sillte rezutat. Këngëtari 27 vjeçar do të mbahet në rajon për të vazhduar hetimet.

chris3

chris2

chris1

Temat
Showbiz

Të afërta