Botë

Rrokaqielli 28-katësh kaplohet nga flaka në Abu Dhabi, lëndohen 13 persona (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 31, 2016

Zjarri e ka kapluar dje një rrokaqiell 28-katësh në ndërtim e sipër në Abu Dhabi, duke lënduar 13 persona.

Ky është rasti më i fundit i zjarrit në ndërtesat e mëdha të Emirateve të Bashkuara Arabe në 18 muajt e fundit, transmeton Express.

Zjarrfikësit, të mbikëqyrur nga helikopterët, kanë punuar për të shuar zjarrin edhe dy orë pasi që kishte filluar, tregojnë dëshmitarët e rastit.

Dhjetëra nga të lënduarit kanë qenë punëtorë nga departamenti i mbrojtjes civile dhe të tjerët personel i emergjencës, sipas agjencisë së lajmeve “WAM”.