QKUK dhe Klinika Emergjente, me plan për protestën e nesërme

Klinika Emergjente dhe e gjithë Qendra Klinike Universitare ë Kosovës, janë të gatshme për çdo eventualitet që mund të paraqitet nesër gjatë protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, tha për lajmi.net tha se QKUK-ja në përgjithësi por Klinika Emergjente në veçanti, e ka planin e veprimit për situata të jashtëzakonshme për rastet që eventualisht kërkojnë trajtim më të shpejtë.

“QKUK është vazhdimisht e përgatitur për çdo eventualitet që mund të paraqitet”, tha Fazliu.

Sipas tij, klinikat dhe repartet e QKUK-së, janë të përgatitura jo vetëm përkëtë situatë, por janë të gatshme në përgjithësi.

“QKUK-ja e ka një plan të veprimit në bazë të të cilit edhe organizon punën me ekipin kujdestar, qoftë me ekipe shtesë që janë të nevojshme për raste të situatave të jashtëzakonshme”, tha zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Ai shtoi se se kanë gjithashtu ekipe kujdestare, por nëse është e nevojshme, ka edhe ekipe shtesë që janë në gatishmëri.

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur protestë për nesër në orën 12:00 në sheshin kryesor të Prishtinës, për të kundërshtuar ratifkimin nga Kuvendi të marrëveshjes për demarkacionin.

Temat
BotëLajme

Të afërta