Përplasje mes Encës dhe Noizy-t për këngën “Bow Down” (Foto)

Kënga “Bow Down”, bashkëpunimi i Enca Haxhiajt me Noizy-n është një nga këngët më të suksesshme të kësaj vere.

Suksesin e saj e dëshmojnë dhe klikimet në Youtube të cilat ditën e sotme kanë arritur shifrën e 30 milionëve. Enca Haxhia ka qenë e para e cila e ka postuar këtë lajm në faqen e saj të Instagramit.

“Ju kërkoj ndjesë që po e postoj sërish por është hera e fundit, ju premtoj… Jam kaq e lumtur që shoh se kjo këngë që unë vetë e kam shkruar me kaq pasion dhe dashuri sapo, ka arritur 30 milion shikime.” – shkruan Enca.

I menjëhershëm ka qenë postimi i Noizy-t, i cili duket se është ndikuar nga ky shkrim i Encës. Nga ajo që kuptohet, “Bow Down” ka shkaktuar një “zënkë” mes tyre.

“30 Mill dhe sa për të korrektuar @Enca Haxhia, është diçka që unë e kam krijuar në rast se e ke harruar, dhe po, je e mirëpritur. Paqe!” – shkruan Noizy në Instagram.

Pak minuta më vonë të dy këngëtarët i kanë fshirë postimet nga llogaritë e tyre.

Nuk vonoi shumë dhe Enca sërish postoi një foto, mbi të cilën shkruante: “Ti je kaq budalla por unë prapë të dua”, – por prapë ky postim u zhduk nga faqja e Instagramit. Çfarë ka ndodhur në prapaskenë? A do të jenë më gjërat njësoj mes të dyve?

enca2

enca1-676x1024

Temat
Showbiz

Të afërta