Pas 11 viteve në kërkim, policia arreston bosin shqiptar të drogës

Është prangosur pas 11 vitesh në kërkim një shqiptar, i cili ishte dënuar nga një gjykatë italiane me 22 vite burg.

48-vjeçari Nimon Zogaj ishte dënuar nga gjykata për trafik droge dhe vetëm ditën e djeshme policia italiane ka mundur që ta arrestoi.

Akuza ndaj tij i referohet periudhës kohore 1997-1998, kur Zogaj ishte pika e referimit të trafikut të drogës në të gjithë rajonin e Lombardisë.

Por, pasi ai e kuptoi se ishte vënë në ndjekje nga policia italiane, ai u arratis në Zvicër, nga ku u riatdhesua në Itali më vitin 2005.

Pasi bëri një muaj burg në Itali, ai doli për tu hetuar në gjendje të lirë, por që nga ky momenti, pra që nga viti 2005, policia italiane kishte humbur gjurmët e tij.

48-vjeçari shqiptar Zogaj u identifikua dy ditë më parë në kufirin mes Malit të Zi e Kosovës.

Ai u arrestua nga komanda provinciale italiane e seksionit Catturandi.

Temat
LajmeRajon

Të afërta