Kosova i ka nisur kualifikimet e “Eurobasket 2017” me humbje.
Përfaqësuesja e Kosovës debutoi në Ljubljanë kundër Sllovenisë.
Ashtu siç pritej vendësit shënuan fitore, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 113:68, përcjellë “Lajmi.net”.
Në fakt, sllovenët e dominuan gjithë ndeshjen, pasi që edhe pjesën e parë e mbyllën me epërsi të thellë, 64:31.
Në ndeshjen e dytë, Kosova e pret Ukrainën në “Minatori” në Mitrovicë.
