Komisioni Shtetëror garanton se Kosova s’rrezikon asnjë metër katrorë të territorit

Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, përmes një komunikate me argumente të pakundërshtueshme ka konfirmuar sërish se shënjimi i kufirit me Malin e Zi është në përputhje të plotë më të gjitha aktet juridike, hartografike dhe dokumentet e mbi 147 familjeve të 10 fshatrave të Komunës se Pejës, Deçanit dhe Istogut të brezit kufitar me Malin e Zi.

Komisioni, po ashtu, ka ofruar fakte për këto dokumente duke bërë të ditur se listat me emrat e qytetarëve që dëshmojnë një gjë të tillë, ndodhen në Komunën e Deçanit dhe të Pejës dhe janë në dispozicion të kryetarëve të këtyre dy komunave.

Më tutje, Komisioni ka ofruar fakte të plota se shënjimi i kufirit është bërë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974 dhe të gjitha dokumentet tjera juridike nga ajo periudhë deri në vitin 2008 duke shpjeguar edhe kriteret,metodologjinë e aspektet tjera.

Komisioni Shtetëror me faktet e ofruara në kontinuitet garanton që Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes së saj.

***

Bjelluhën e Çakorrin e vërtetojnë qytetarët dhe kryetarët e komunave Deçan e Pejë

Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, dokumentin e propozuar për vijën kufitare ndërmjet të Republikës sëKosovës dhe Malit të Zi në Qeverinë e Republikës së Kosovës e ka përgatitur mbi bazën ligjore, profesionale, mbi argumentet e ofruara nga qytetarët e zonës kufitare.

Të gjitha këto dokumente janë të deponuara në sekretarinë e Komisionit shtetëror.Kundërshtuesve të vijës kufitare që thirren në emër të popullit, edhe një herë ua ofrojmë dokumentet e mbi 147 familjeve të 10 fshatrave të Komunës se Pejës, Deçanit dhe Istogut të brezit kufitar me Malin e Zi. Vullneti i atyre qytetarëve në përgjithësi e në veçanti i atyre që i kanë pronat në Bjelluhë-Plavë – Mal i Zi është se pronat i ri konfirmojnë sikur që i kishin edhe para dhe pas vitit 1974 në Mal të Zi.

Qytetarët në listën (37) me emrat dhe adresat e tyre nga Komuna e Deçanit e Pejës kanë ri konfirmuar pronën e tyre në vendin e quajtur Bjelluhë në zonën kadastraleVelikë, Komuna e Plavës, Mal i Zi. Për pronat e këtyre pronarëve në territorin e Malit të Zi, ata i kanë edhe fletët poseduese nga Komuna e Plavës në gjithë periudhën 1974-2015, por edhe më herët.

Lista e pronarëve me dokumentacionin personal e zyrtar përmban mbiemrat: Dautaj, Demukaj, Loshaj, Zekaj, Mazrekaj, Ukëhaxhaj, Balaj, Lokaj, Binakaj, Qorraj

Kontaktoni me Kryetarin e Komunës së Deçanit dhe të Pejës, sepse kjo listë është edhe në Deçan për këto prona në Bjelluhë. Bjelluha dhe Çakorri janë në territorin e zonës kadastraleVelika, Komuna e Plavës në Mal të Zi. Për këto prona, pronarët i kanë kryer trashëgimitë dhe dorëzuar në Plavë.

Republika e Kosovës në territorin e vet i ka 38 komuna dhe 1305 zona kadastrale. Të gjithë kufijtë e zonave kadastrale janë të matura me saktësi të kërkuar e të shprehura në centimetra. Shuma e sipërfaqeve të zonave kadastrale brenda një komune e përbëjnë sipërfaqen e komunës. Në këtë rast sipërfaqja e 70 zonave kadastrale që i përkasin Komunës së Pejës e formojnë territorin e Komunës së Pejës me sipërfaqe 603km2.

Brenda vijës administrative të Komunës së Pejës në këto zona kadastrale janë të regjistruara pronat private, shtetërore, publike, fetare. KSA e Kosovës e as Komuna e Pejës asnjëherë nuk e ka përfshirë Bjelluhën, Çakorrin dhe Kullën brenda territorit të vijës administrative e që tani është vijë kufitare. Njëkohësisht, kufiri administrativ i paraqitur në hartat zyrtare të Kosovës janë kufi administrativ ndërmjet Komunës së Pejës dhe Komunës së Plavës e Rozhajës të Malit të Zi. Vija administrative Kosovë-Mal i Zi, tani kufiri i Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është identik me kufirin e shënuar nga komisioni shtetëror.

Baza mbi të cilën është prodhuar dokumentacioni zyrtar nga institucionet kryesore përgjegjëse për ligjshmërinë dhe territorin e Krahinës së atëhershme të Kosovës është nga:

– Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, para dhe pas vitit 1974;

– Drejtoria Krahinore e Gjeodezisë e KSA të Kosovës para dhe pas vitit 1974 (GeodetskaUprava SAPK-Pristina, 1974). Shiko ligjet për Drejtorinë Krahinore të Gjeodezisë e cila kishte kompetenca të ngjashme me këto të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

– Hartat për kufirin e Kosovës e kanë bazën ligjore të përshkruar në:

– Kushtetutën e KSAK 1974 (neni 3 paraqet kufirin e vendit);

– Vendimin mbi shpalljen e ligjës kushtetuese të KSAK (neni 7 përcakton territorin);

– 3. Ligji për organizimin territorial të komunave të KSAK 1975 (paraqet të gjitha komunat (22) dhe vendbanimet përbrenda komunës );

– RREGULLORE NR. 2000/43,UNMIK/REG/2000/43, 27 korrik 2000 Mbi numrin, emrat dhe kufijtë e komunave.Neni 3 Kufijtë administrativ të komunave.

– Ligji nr. 03/l-041. Për kufijtë administrativ të komunave. 2008

Të gjitha këto dokumente zyrtare paraqesin Kosovën me territor të njëjtë sikur që është edhe tani nga komisioni shtetëror.

Komisioni shtetëror ka punuar me përpikëri dhe në bazë të dokumentacionit zyrtar për vijën kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi të periudhës 1974-1988-2008-2015. Me këtë mbyllen dilemat e parashtruara dhe konfirmohet se Komisioni shtetëror nuk ka lënë asnjë metër katror jashtë territorit të Komunës se Pejës që ajo e kishte, përkatësisht nuk ka lënë asnjë metër katror jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Sqarimi i mëtejmë shkon në këtë kontekst:

– Kufirin e bëjnë shtetet e jo aspekti gjeografik, prandaj trajtimi i vijës kufitare në aspektin historik, etnik, gjeografik etj. mund të këtë vend në të ardhmen nëse paraprakisht parashtrohen ato kritere.

– Vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është me saktësi të kërkuar dhe e vërtetuar nga ekspertët vendor e ndërkombëtar, sepse është ajo e vitit 1974, e vitit 1988, është ajo e vitit 1999 dhe e vitit 2015.

– Metodologjia e shënimit të kufirit nga Komisioni shtetëror është e drejtë dhe e njëjtë sikurse ishte për shtetet nga ish Jugosllavia: Slloveni-Kroaci, Kroaci-Bosnje e Hercegovinë, Bosnje e Hercegovinë-Mal i Zi, Serbi –Maqedoni.

– Komisioni shtetëror me këto faktet dhe faktet tjera të ofruara në kontinuitet garanton, që Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes së saj. E gjithë kjo është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, sipas kufirit të KSA Kosovës më31 dhjetor 1988 dhe gjendjes së tanishme 2016. Kjo vijë kufitare është në përputhje të plotë me Deklaratën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës, më 17 Shkurt 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Përputhshmëri e plotë e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi është edhe me gjithë dokumentacionin tjetër zyrtar të aprovuar dhe nënshkruar edhe nga kundërshtuesit momental të kësaj vije.

Harta eparaqitur tregon territorin e Kosovës dhe Malit të Zi. Në territorin e Malit të Zi është Bjelluhadhe Çakorri pa ndryshime në periudhën 1974-2016, por edhe para kësaj periudhe.

demark

Temat
LajmeVend

Të afërta