Kelmendi i zhgënjyer me liderët

Ka mbetur vetëm një orë deri te takimi i liderëve insitucional dhe partiak në konakun e Ramiz Kelmendit. Por ky i fundit po shprehet i zhgënjyer me liderët kosovarë lidhur me ftesën që u ka bërë atyre për të shkuar në shtëpinë e tij.

Kelmendi, në një prononcim për Gazetën Fjala, ka thënë se pavarësisht se ka marrë premtime nga disa lider për të qenë në takim, ende nuk ka asgjë të sigurt.

“…nuk kam ende saktësisht asgjë të preme. Partitë opozitare siç duket po hezitojnë që të vinë, ngase po vie Thaçi. Unë nuk e kontestoj ardhjen e Thaçit. Qëllimi im është që të bëjë diçka të mirë në të gjitha drejtimet”, ka thënë deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi.

Sipas tij rëndësia e takimit është shumë dimensionale. “..Nuk ka të bëjë me e dëmtu dikënd por me shtu një mënyrë të komunikimit tek liderët tanë”, ka thënë ai.

Vila-e-Ramiz-Kelmendit-ne-Rugove-1

Temat
LajmeOpinioneVend

Të afërta