Ju kujtohet Bjordi i Big Brother, kjo është e dashura e re (Foto)

Bjordi Mezini, i cili pavarësisht faktit se u bë i njohur në reality show-n “Big Brother”, pasi u kthye nga Italia vazhdoi jetën në Tiranë si aktor televiziv. Një nga projektet artistike që i dha tjetër famë është seriali “Kokrrat”, një prodhim i “Digitalb”

Edhe pse merr pjesë në shumë evente si i ftuar, ai shihet vetëm në shoqërinë e miqve të tij, pa praninë e ndonjë partnereje.

Por e vërteta është që Bjordi nuk është një djalë i vetmuar në dashuri, pasi u bë kohë që është në lidhje me një vajzë brune, që quhet Jona.

Eshtë vetë ajo që poston shpesh foto me Bjordin, siç janë ato të udhëtimeve në Vjenë apo fotoja e fundit, që dëshmon se po kalojnë pushime të bukura bashkë.

Mesa duket Bjordi preferon të mos e ekspozojë lidhjen e tij, përderisa ka postuar në Instagram, një foto i vetëm për ditën e Shën Valentinit.

Qëndrimi në Tiranë, i solli fat Bjordit në jetën e tij profesionale. Përveç punës si regjisor klipesh e pamë dhe si aktor në videon “Asnjëherë” të Albërie Hadërgjonaj.

bb_1472638430-4318275

Temat
Showbiz

Të afërta