Historia e pabesueshme e Shkodran Mustafit (FOTO)

Shkodran Mustafi sot është bërë transferimi më i shtrenjtë i Arsenalit këtë afat kalimtar.

Për mbrojtësin nga Gostivari, Arsenali i ka paguar 50 milionë euro Valencias, pesë milionë më shumë se sa i pagoi Monchengladbach për Granit Xhaka.

Kalimi te Arsenali është arritja më e madhe në karrierën e Mustafit, natyrisht në nivel klubesh, pasi që me Gjermaninë ka fituar kampionatin botërorë në vitin 2014 në Brazil.

Karriera e Mustafit ka mbrapa një histori jashtëzakonisht emocionuese.

Mustafi në vitin 2009 iu bashkua Evertonit nga Hamburgu, por aventura te Evertoni ishte për t’u harruar sa më parë, duke mos realizuar asnjë paraqitje për ekipin e parë.

Në vitin 2012 Mustafi la Evertonin për të kaluar te Sampdoria në Serie B, dhe kjo lëvizje doli të jetë kruciale për karrierën e tij.

en-1

Ai atë vit siguroi rikthimin në Serie A me Sampdorian, në të cilin nivel luajti për dy sezone.

Paraqitjet e mira të Sampdoria i ranë në sy drejtuesve të Valencias, që në vitin 2014 e afruan në skuadrën e tyre.

Pak kohë iu desh Mustafit që të bëhet një titullar i padiskutueshëm te Valencias, për të dëshmuar se ka një të ardhme të ndritur përpara tij, e këtë më së miri e vërejti edhe Arsene Wenger, për të cilin shpenzoi 50 milionë euro.

Temat
Sport

Të afërta