EULEX heq dorë nga ndjekja penale e avokatëve të Mitrovicës

Prokurorja e EULEX’it, Nita Amin, ka hequr dorë nga ndjekja penale e dy avokatëve të Mitrovicës – Dejan A. Vasiq dhe Faruk Korenica, raporton portali KoSSev në gjuhën serbe.

Këtë vendim ajo e mori pas dëgjimit të pesë dëshmitarëve para gjyqtarit Rene Van Ven. Sipas këtij burimi, ata kishin thënë vetëm fjalë të mira për avokatët e akuzuar, transmeton koha.net

Vasiq e Korenica ishin akuzuar për ndikim në dëshmitarë dhe pengim të dëshmimit, në cilësinë e avokatëve të Zharko Veselinoviqit, që ishte i akuzuar për tentim-vrasje të rëndë të dy pjesëtarëve të Njësisë Speciale ROSU.

Avokatët Faruk Korenica dhe Dejan A. Vasiq ishin arrestuar në mars të vitit 2014, me akuzë për obstruksion të dëshmive ose të procedurës zyrtare, në kundërshtim me nenin 394 të Ligjit Penal të Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta