E dashura sekrete e Michael Jackson shkruan libër për romancën e tyre (Foto)

Pak kohë më parë mediat folën për një të dashur sekrete të mbretit të pop-it, Michael Jackson.

Shana Mangatal ishte femra për të cilën nuk u fol kurrë se ishte pjesë e jetës së Jackson. Por kësaj dashurie të mbetur në heshtje duket se Shana ka vendosur t’i japë zë. Ajo ka nisur të shkruajë një libër mbi Michael që në vitin 1998, libër të cilin e ruajti për dy dekada me radhë.

Sot Mangatal e quan këtë libër “Michael&Me” ku tregon historinë e njohjes dhe romancës së tyre të patreguar. “Ai ishte shumë flirtues, gjithmonë flirtonte me mua”. Ai mund ta shndërronte çdo lloj bisede në diçka flirtuese. Që nga dita kur e kam takuar në after-party në koncertin e tij në New York, ai po flirtonte me mua , që nga momenti që e kam takuar”, ka shkruar Shana e cila tregon më shumë në librin e saj.

shana-shana-mangal

Temat
Showbiz

Të afërta