Arrest me burg për 73 vjeçarin që vrau me sëpatë gruan

73 vjeçari nga Shqipëria, që masakroi me sëpatë bashkëshorten e tij është lënë në burg nga dogat e zeza. I braktisur nga të tre fëmijët, 73-vjeçari Veli Dervishi doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda nga e cila mori masën “arrest me burg” për vrasjen e ish-bashkëshortes Shazivare Dervishi, 68 vjeçe.

73-vjeçari ishte kontradiktor mbi përshkrimin e skenës së krimit gjatë rrëfimit të tij para gjykatës. Veli Dervishi tha se çifti kishte konflikte për pronën, mandej e ndryshoi qëndrimin duke shtuar se viktima e kishte tradhëtuar para shumë kohësh dhe se ata grindeshin shpesh.

Por në seancën gjyqsore, 73 vjeçari e cilësoi viktimën e tij si ish-bashkëshortja, ndërsa u prezantua si i divorcuar prej vitesh.

“Ne jetonim bashkë për shkak të fëmijëve”, tha Veli Dervishi, që nga njëra anë u shpreh i penduar, por nga ana tjetër e sulmoi sërish të ndjerën duke e fyer.

Më tej, 73-vjeçari pretendoi se ish-bashkëshortja e kishte goditur me një shufër hekuri. “E vrava për vetëmbrojtje”, shtoi ai, version që kundërshtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila thotë se vrasësi e ka goditur me sëpatë disa herë nënën e 3 fëmijëve.

Madje, për shkak të zhurmave, komshinjtë kanë njoftuar policinë që pasi mbërriti në vendngjarje, e ka pyetur Veli Dervishin a kishte ndonjë problem. Autori është përgjigjur që gjithçka është në rregull edhe pse ndërkohë kishte vrarë të shoqen.

Temat
LajmeRajon

Të afërta