Isco është i gatshëm të largohet nga Real Madrid, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Tottenham është favorit për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Isco.
E përditshmja sportive madrilene “AS”, ka bërë të ditur se ish ylli i Malagas do të largohet nga Santiago Bernabeu.
Dhe, klubi londinez është në pozitën më të mirë për blerjen e tij, përcjell “Lajmi.net”.
Isco ka luajtur vetëm 17 minuta në sezonin e ri, ndërsa Real Madrid ende është në mungesë të yjeve si Cristiano Ronaldo e Karim Benzema, të lënduar.