Vajzës siriane i trajtohen me baltë djegiet e shkaktuar nga bomba (Video +16)

Rebelët sirianë janë detyruar t’ia trajtojnë me baltë të lagësht djegiet e shkaktuara nga një bombë në një përpjekje për t’ia larguar dhimbjet.

Një video shqetësuese është publikuar në mediat sociale pasi aeroplanët luftarakë siriane raportohet të hedhur armë ndezëse të stilit napalm në lagjen që kontrollohet nga rebelët në qytetin sirian, Homs, gjatë kësaj fundjave, transmeton Express.

Fëmija i vogël shihet në video duke qarë dhe dridhur, gjersa mbahet nga disa persona të cilët e mbulojnë me baltë të lagësht për t’ia lehtësuar dhimbjen e shkaktuar nga djegia.

Një doktor ka thënë për Al-Jazeera: “Pasi që bombardimet nga aeroplanët luftarakë u ndalen, ata filluan të gjuanin napalm. Disa nga pacientet janë djegur.”

Temat
BotëLajme

Të afërta