Prokuroria për arrestimet e aktivistëve të VV-së: Ka prova të mjaftueshme të veprës terroriste

Prokuroria dhe Policia e Kosovës në një konferencë të përbashkët për media kanë dalë me deklarata rreth arrestimeve të sotme të 6 aktivistëve të VV-së.

Prokurori Avdyrrahman Islami ka vlerësuar se në bazë të të të dhënave që kanë arritur t’i vërtetojnë deri më tani kanë ardh në përfundim se ka prova të mjaftueshme të vrepës penale.

“Prokuroria sa i përket këtij rasti ka vepruar me dhjetëra kërkesa për të vërtetuar të gjitha dyshimet. Prokuroria ka ardhur në përfundim se në këtë raste janë gjetur edhe armë dhe kemi ardhur deri te dyshimi. Në këtë çështje janë marrë në pyetje dhe janë zhvilluar hetimet dhe prokuroria konsideron që ka prova të mjaftueshme të veprës terroriste, mbajtje në pronësi të armëve paautorizim. Kemi pas veprime të përbashkëta me policinë dhe kemi ardh deri ky përfundim që ka vend deri në hetime të mëtutjeshme se të njëjtit kanë kryer vepër penale dhe do të kërkojmë që të marrin masa për paraburgim”, tha ai gjatë konferencës.

Ndërkaq, Luan Keka nga Policia e Kosovës, drejtoria kundër terrorizmit, dha detaje se si tashmë të arrestuarit i kanë përdorur mjetet për të kryer veprën penale dhe se si është tentuar që të fshihen gjurmët.

“Ne jemi kyqur në këtë rast me hetimin e tij dhe kemi filluar hetimin në dy pista. Gjatë vazhdimit të hetimeve na kanë dërguar deri te një grup i përbashkët, mjeti i transportit ka qenë një motor i blerë në Kosovë dhe i njëjti është përdor në kryerjen e veprës penale dhe është tentu të shkatërrohet dhe t’i fshihen gjurmët, i kemi fotot ku janë ble dhe nga kush janë blerësit e këtyre motorave”, tha Keka.

Temat
LajmeVend

Të afërta