Pamje të rënda: Burri e ther 7 herë gruan me thikë, ajo po mjekohet në spital

Faqja në Facebook “Shoqata Humanitare Kaçanikase e Diasporës”, një ditë më herët ka publikuar disa fotografi të një gruaja e cila dyshohet se është therur nga bashkëshorti i saj shtatë herë me thikë.

Sipas tyre, rasti ka ndodhur para një jave, por nuk kanë dhënë informata të tjera, pasi që viktima është ende në spital dhe nuk po pranon të flasë.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, gruaja me iniciale S.A, e cila është nga Prishtina, ka përjetuar një dhunë të tmerrshme, ndërsa fëmijët e saj janë të traumatizuar nga dhuna që babai i tyre e ka ushtruar ndaj saj.

Në fotot e publikuara shihet se fytyra e saj është shumë e lënduar dhe e ënjtur, shpina me shenja nga therja dhe këmbët e gjakosura. Ndërsa muri është i tëri i përlyer nga gjaku i saj…

Për dhunën e shkaktuar ndaj saj ka reaguar edhe grupi më i madh shqiptar i feministëve “Feminizmi Shqiptar”, të cilët kanë kërkuar që me rastin të merret Qendra për Punë Sociale./GazetaExpress/

*Kujdes, pamjet janë shqetësuese

dhune3_1472569629-8707235

dhune2_1472569618-5844093

dhune5_1472569611-1307078

dhune4_1472569614-4109539

dhune1_1472569620-4830291

dhune3_1472569616-7623418

Temat
LajmeVend

Të afërta