Ndeshja në Angli ndërpritet pas 16 sekondave, kjo është arsyeja

Një ndeshje e një ligë të ulët në Angli, është ndërprerë 16 sekonda pasi ka filluar.

Mbrojtësi i Norwich United, Andy Eastaugh, në ditëlindjen e 30 të tij, pësoi një goditje në kokë në sekondën e 16’-të të ndeshjes, për t’u rrëzuar pa ndjenja në tokë.

Ai është dërguar menjëherë në spital njofton BBC, dhe sipas njoftimeve të klubit thuhet se lojtari ka pësuar tronditje të madhe në kokë, por për fatin e mirë nuk ka lënduar trurin, përcjell Lajmi.net.

Të shqetësuar me gjendjen e futbollistit që ishte dërguar me urgjencë në spital, të dy trajnerët në dakordim me gjyqtarin u pajtuan që të ndërpresin ndeshjen.

ndehsj-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta