Lubonja për Kosovën: Banditët po qëndrojnë të qetë në pushtet

Publicisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, ka deklaruar se derisa në Shqipëri po kërkohet vetting për gjyqtarët, një gjë e tillë tash e 7 vite ka ndodhur në Kosovë, por sipas tij, këtu po qëndrojnë akoma të qetë banditët në pushtet.

Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve, Lubonja: Mos krijoni iluzione, do të dështojë si në Kosovë

Pak orë para seancës së sotme në Kuvend ku do të votohet ligji i Vetting-ut dhe për të cilin kryeministri Edi Rama u shpreh se do të kalojë vetëm me votat e mazhorancës, analisti Fatos Lubonja në studion e OraNews është shprehur se ky ligj për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të miratohet, por do të dështojë njësoj si në Kosovë.

Lubonja shprehet i sigurt se ky ligj në Shqipëri do të dështojë njësoj si për Kosovën, e cila ka 7 vite që u ka bërë vetting gjyqtarëve dhe sot nuk ka drejtësi.

“Situata po ta krahasosh nga ajo që ju e quajtët maratona e konfliktualitetit që shoqëroi aprovimin e Kushtetutës ndryshon në disa aspekte. Njëri ndryshim kryesor është fakti se LSI e shikojmë nën bashkëpunim me PS.

Ndërkohë tensionin aty e rriste shumë edhe fakti që ishte LSI kundër për shumë gjëra. Ishte për konsensusin, tani nuk është. Ka një prirje mazhoranca për ta marrë këtë gjë. Kjo e bën më të mpirë situatën.

Opozita e vetme duket më e pafuqishme, nuk ka zë. Mendoj se mund të kalojë siç kalojnë kullat e Ramës, pavarësisht se ka dhe zëra që e kundërshtojnë. Vettingu do kalojë. Edhe Ambasadorët janë të lodhur dhe duan të kalojnë.

I kanë hipë këtij kali dhe duhet ta çojnë deri në fund. Pavarësisht se ne jemi një pjesë që themi, prit njëherë, kujdes, shikoni Kosovën. Kosova ka 7 vjet që u ka bërë vetting të gjithë gjyqtarëve, se këtu nuk i referohet njeri. Ka pasur EULEX.

Dhe sot thonë se nuk kemi sistem të drejtësisë, banditët që janë në pushtet vazhdojnë të qetë, askush nuk i trazon. Ndërsa këtu na japin iluzione se me vettingun do të pastrohet Shqipëria”, tha Lubonja për Ora News.

Temat
LajmeVend

Të afërta