Lamtumirë Lazio, Berisha befason me klubin e ri

Etrit Berisha do të largohet nga Lazio. Ai ka dy oferta konkrete për klubin e ri.

Është i grumbulluar me Shqipërinë, por edhe për Kombëtaren, Etrit Berishës i duhet që t’i përjetojë këto ditë të fundit të gushtit edhe me mendjen te merkatoja.

I vetëdijshëm se nuk mund të qëndrojë si portier i dytë pas Marchetit te Lazio, 27 vjecarit i duhet të gjejë një destinacion tjetër për të luajtur rregullisht dhe mediat italiane bëjnë të ditur se pas Palermos në garë për prishtinaliun është futur fuqishëm edhe Atalanta.

Gjithmonë duke ju referuar mediave të përtej Adriatikut pas konfirmimit të Marchetit si portier i parë Berisha i ka kërkuar Lazios largimin dhe mbetet për tu parë nëse do të jetë Atalanta apo Palermo destinacioni i tij i ardhshëm, shkruan “SuperSport.al”.

Por për sa i përket gardianëve të portës kuqezi ky fund i merkatos mund të sjellë zhvillime interesante edhe për Thomas Strakoshën, që u grumbullua nga De Biasi për herë të parë me kombëtaren A dhe do të bashkohet me kuqezinjtë në 3 shtator.

Mediat italiane njoftojnë se për 21 vjeçarin shtohet hipoteza e nja huazimi në Premier League por pa dhënë emrin e skuadrave konkrete që interesohen për Strakoshën e ri.

Temat
BotëSport

Të afërta