Lajme

Kimete Bytyçi zëvendëson Alma Lamën në pozitën e deputetes

By FIRST CHANNEL

August 30, 2016

Kimete Bytyçi do të zë vendin e ish deputetes Alma Lama në Kuvendin e Kosovës.

Lajmi.net merr vesh se Kimete Bytyçi do të bëj betimin e deputetes në seancën e 1 shtatorit, pasi Lama u zgjodh ambasadore e Kosovës në Itali.

Bytyqi është gruaja e të ndjerit Ukë Bytyqi, i cili u vra në vitin 2002. Ai ishte kryetar i LDK-së në Suharekë.

Kimete Bytyçi është profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.