Ministri francez i Ekonomisë, Emmanuel Macron, ka dhënë sot dorëheqje nga Qeveria para një kandidimi të pritur centrist për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Tridhjetë e tetë-vjeçari ka qenë figurë kontroverse në Qeverinë e presidentit socialist, Francois Hollande, raporton BBC, përcjell Express.
Ai e ka vënë në dyshim 35-oreshin punë javore në Francë si dhe e ka fajësuar shkallën e lartë të papunësisë dhe rritjen e dobët ekonomike për mungesë të konkurrencës.
Ai do të zëvendësohet nga Michel Sapin.