Chelsea kanë bërë një ofertë sensacionale prej 32 milionë funtesh për ish mbrojtësin e tyre, David Luiz.
Mbrojtësi brazilian u largua nga Chelsea në qershorin e vitit 2014 në drejtim të Paris Saint-Germain në Francë, për 50 milionë euro.
DailyMail shkruan se ‘Blutë’ janë të interesuar të sjellin në orët e fundit të afatit kalimtar një qendër mbrojtës, pas dështimit për të sjellë nga Milani Alessio Romagnoli dhe Kalidoi Koulibaly nga Napoli, përcjell Lajmi.net.
Për Luizin që u largua kur Chelsea drejtohej nga Jose Mourinhon, skuadra angleze ofron deri në 32 milionë euro.