Sport

Berisha jep një deklaratë sensacionale, të gjithë e duartrokasin

By Dijart Dyla

August 30, 2016

Në konferencë ka folur edhe mesfushori Valon Berisha.

Ai është shprehur shumë i lumtur që iu është bashkuar Kosovës.

“Falënderoj Norvegjinë, sepse është vendi që m’i ka dhënë hapat e parë në futboll. Lojtarët dhe stafi e kanë pranuar vendimin tim”, deklaroi Berisha, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jam shqiptar, pushimet i kaloj gjithmonë këtu dhe jam i lumtur që kam ardhur te Kosova”, shtoi ai.

“Ka qenë një vendim shumë i vështirë për mua, por kur i ke rrënjët nga Kosova, s’mund ta refuzosh vendin tënd”, u shpreh Berisha.

Gazetarët duatrokasin pas deklaratës së tij emocionuese.