Sulmuesi italian Guiseppe Rossi, është transferuar në La Liga.
Fiorentina dhe Celta Vigo, kanë arritur marrëveshje për huazimin një vjeçar të sulmuesit 29 vjeçar.
Rossi edicionin e fundit ka qenë i huazuar te Levante, ku në 17 paraqitje ka shënuar 6 gola, përcjell Lajmi.net.
Në karrierën e tij Rossi, ka veshur edhe fanellat e Manchester United, Newcastel, Parma, e Villarreal.