Lajme

Vdes njëri nga të plagosurit te Parku i Qytetit (Foto)

By Dijart Dyla

August 29, 2016

Nga dy të plagosurit sot afër Parkut të Qytetit që deri tani ishin në gjendje të rëndë, fatkeqësisht njëri prej tyre ndërroi jetë.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së ka konfirmuar për lajmi.net se Eron Agaj i lindur më 1994 ka vdekur pas plagëve të marra.

Personi tjetër i cili është në emergjencë, me inicialet A.G lindur më 1995 vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.