Triumfon Beyonce, bëhet artistja me më së shumti çmime VMA

Ja fituesit e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2016.

Beyonce me gjashtë çmime të fituara sonte, bëhet artistja me më së shumti çmime ndonjëherë.

Këngtarja ka kaluar Madonna-n, duke grumbulluar gjithsej 22 çmime VMA, ndërsa edhe sonte ishte triumfuese.

Videoklipi i këngës ‘Formation’ është zgjedhur si videoja më e mirë e vitit nga MTV, ndërsa ai i ‘Hold up’ si videoja më e mirë në kategorinë e femrave.

Calvin Harris ka videon më të mirë ndër meshkuj, për atë të këngës “This is what you came for ” me Rihannan, kurse “Hotline Bling” nga Drake është videoja më e mirë hip-hop.

Nga kategoritë profesionale, videoja e Beyonce, ‘Formation’ ka mbledhur të gjitha çmimet teknike dhe të regjisë.

https://youtu.be/WfMlFxrMb18

Temat
FunShowbiz

Të afërta