Lajme

Stërmbesa e Skënderbeut në krahët e reperit shqiptar (Foto)

By Dijart Dyla

August 29, 2016

Sofie Kastrioti sot ateroi në Prishtinë për herë të parë në trojet shqiptare, pasi ajo ka lindur dhe është rritur në Australi.

Ardhja e saj në trojet tona ka bërë bujë mediatike, kështu Sofia është përcjellur nga mediet shqiptare qysh prej aterimit në aeroportin e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Sofia do të jetë e pranishme në festivalin Hardh Fest e cila mbahet në qytetin e Rahovecit me datën 2,3 dhe 4 shtator.

Stërmbesa sot ka gjetur kohë për të vizituar shtatoren e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në qendër të Prishtinës.

Por ai që e ka shoqëruar atë nëpër Prishtinë, prej aeroportit, është reperi i njohur Skivi. Nuk dihet se çfarë raporti ka dyshja mes vete, por ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.