Një bombë ka shpërthyer jashtë Institutit Kriminologjik të Brukselit, pa shkaktuar viktima, raportojnë mediat belge.
Bomba shpërtheu në Institutin e Brukselit të Kriminologjisë në veri të Brukselit, por ndërtesa ishte bosh dhe askush nuk u plagos, raporton televizioni RTL, transmeton syri.net.
Një makinë u përplas me barrierat jashtë godinës në orën 3:00 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe një ose disa nga sulmuesit, e shpërthyen bombën në afërsi të laboratorit, duke shkaktuar zjarr.