Publikohet lista, De Biasi lë jashtë futbollistin me përvojë

Shpallet lista e futbollistëve nga ana e trajnerit De Biazi për 2 takimet e radhës të kombëtares shqiptare, miqësoren me Marokun dhe ndeshjen e parë të kualifikueseve ndaj Maqedonisë.

“Panorama Sport” zbulon se risia më e madhe e italianit në listën e kombëtares do të jetë portieri i kombëtares shpresa dhe i Lacios, Thomas Strakosha, ndërsa është lënë jashtë Orges Shehi.

Talenti 21-vjeçar është grumbulluar nga trajneri Redi Jupi për ndeshjen e kualifikueseve të Europianit që Shqipëria U-21 do të zhvillojë në Greqi më datë 2 shtator, dhe pas zhvillimit të saj do t’i bashkohet kombëtares së parë ku do të vihen nën urdhrat e De Biasit.

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha.

Mbrojtës: Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Naser Aliji, Frederik Veseli, Ansi Agolli, Andi Lila, Elseid Hysaj.

Mesfushorë: Ledian Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Ergys Kaçe, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Jahmir Hyka.

Sulmues: Armando Sadiku, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Rei Manaj.

Temat
RajonSport

Të afërta