Pas raportimeve për të shtëna armësh të pakonfirmuara, ku më pas policia e ka përshkruar vetëm si “zhurma me zë të lartë”, kanë bërë që të evakuohen pasagjerët në aeroportin e Los Angeles.
Njerëzit filluan të ikin natën e së dielës pas raportimit për të shtëna, të cilët kishin lënë valixhet e tyre nëpër trotuare.
Trafiku në terminal u mbyll, dhe fluturimet u ndaluan, për të rifilluar më pas, shkruan BBC.
Policia në Los Angeles ka thënë se nuk ka pasur të shtëna, e as viktima.
Ata kanë filluar hetimit rreth zhurmës së shkaktuar, transmeton KosovaPress.
Ndërkaq, nga Aeroporti i Los Angeles kanë shkruar në twitter se një person me kostum të personazhit “Zorro” është arrestuar.