Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë është raportuar 975 kilometra (606 milje) në veriperëndim të Ascensionit, një ishull i izoluar vullkanik në Oqeanin Atlantik.
Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkaura ka raportuar dukurinë mëngjesin e sotëm, shkruan Reuters.
Epiqendra e tërmetit kishte një thellësi prej 10 kilometra (6.2 milje).
Nuk ka dëme apo viktima të raportuara deri më tani dhe nuk është lëshuar një paralajmërim për cunam.