Në mars mund të zhvillohet jetë

Pjesetari i ekipit Cyprien Verseux tha se simulimi ka dëshmuar se në Mars mund të ketë sukses

Gjashtë shkencëtarët, të cilët një vit të plotë kaluan në izolim në malin Mauna Loa në Havaji, të dielën përfunduan misionin e tyre të simulimit të jetës në Mars, raporton Anadolu Agency (AA).

Për aq sa qëndruan në Mauna Loa, shkencëtarët jetuan në një kupolë të vendosur në lartësi mbidetare prej 2.500 metra me mundësi për dalje vetëm duke mbajtur të veshura kostumet e kosmonautëve.

Pjesëtari i ekipit Cyprien Verseux tha se simulimi ka dëshmuar se në Mars mund të ketë sukses.

“Unë mendoj se misioni në Mars në të ardhmen e afërt mund të jetë gjë e arritshme.

Unë besoj se barrierat teknologjike dhe psikologjike mund të tejkalohen”, tha Verseux, nga Franca.

Temat
Fun

Të afërta