Rajon

Kosova e mund Finlandën në futsal

By FIRST CHANNEL

August 29, 2016

Përfaqësuesja e Kosovës në futsal ka shënuar fitore 3:1 ndaj Përfaqësueses së Finlandës.

Në turneun që po organizohet në Kroaci, Kosova ka mundur 3:1 Finlandën, shkruan Lajmi.net.

Pjesë e Kosovës në këtë turne janë futbollistët Agon Rexha, Jeton Rukovci, Vahid Krasniqi, Dani Alaj, Arbër Dobroshi, Oso Gjinovci, Ron Radoniqi, Getart Hyseni, Melos Kelmendi, Ermir Kryeziu, Fedi Handanovic Prenqi, Arbnor Krasniqi.

Kosovën më 5 shator e pret një tjetër përballje me Finlandën, në futboll në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërorë.