Kim e refuzoi bashkëshortin, kjo është arsyeja (Foto)

Kim Kardashian nuk ka kohë për bashkëshortin e saj kur Beyonce është në skenë.

Përderisa dyshja Kim e West dukeshin për mrekulli si një çift i martuar gjatë mbrëmjes të së dielës në MTV Music Awards, kur Queen B doli në skenë, Kim nuk e lejoi Kanye West që ta shpërqendronte, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Përderisa Bey po e jepte fjalimin e saj, përpjekja e Kanye’s për t’ia hedhur krahun në shpatulla gruas së tij, ishte e dështuar, për shkak se ajo e largoi.

Kim ishte shumë e interesuar që të koncentrohej në fjalimin e Beyonce, dhe nuk kishte shumë kohë t’i kushtonte vëmendje gjestit romantik të burrit të saj.

Reperi nuk dukej aspak i mërzitur nga gjesti i saj, dhe vazhdoi ta dëgjonte Beyonce teksa i falënderohej familjes dhe miqve të saj.

Kimye

Temat
Showbiz

Të afërta