Federatat ndërkombëtare të gazetarëve dënojnë sulmin mbi RTK-në

Federata Ndërkombëtare dhe ajo Evropiane e Gazetarëve kanë marrë me shqetësim njoftimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe i bashkohen dënimit të sulmit me granatë dore që u hodh në shtëpinë e drejtorit gjeneral të RTK-së, që është i dyti mbi këtë institucion brenda javës.

Raportimet janë se një sulmues ende i panjohur ka hedhur mjet shpërthyes në shtëpinë e drejtorit gjeneral të RTK-së, Mentor Shala, të dielen vonë në mbrëmje në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Policia deklaroi se fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz edhe pse u hodh prapa shtëpisë në të cilën ishin anëtarët e familjes.

“Ky sulm është kriminal dhe ëhstë kundër lirisë së mediave dhe duhet të sanksionohet”, deklaroi Shkelqim Hysenaj, kryetar I AGK-së, derisa qeveria e përshkroi këtë incident si ‘kriminal dhe të drejtuar drejt lirisë së mediave në Kosovë”.

IFJ dhe EFJ edhe një herë shprehin solidaritetin me AGK-në, aq më tepër kur në sulmin e 22 gushtit, kishte ende staf që punonte në RTK në ato momente.

Temat
LajmeVend

Të afërta