Beyonce tregon pse është ‘mbretëresha’ (VIDEO)

VMA ka treguar pse Beyonce meriton titullin ‘mbretëreshë’ që të gjithë po i japin.

Ishte një natë me performanca të bujshme, e sidomos një ‘garë’ mes këngëtareve femra më ‘in’ të momentit.

Por, duket se ishte më shumë një natë kur Beyonce thjesht ka vendosur të performojë në momentin e fundit, për të treguar se ajo është më e mira në këtë punë, shkruan lajmi.net.

Legjendarja Britney Spears është rikthyer në skenën e VMA, për të dëshmuar se ajo di të sundojë më së miri këtë skenë, dhe e ka arritur ‘deri diku’ me lëvizjet seksi dhe koreografinë si gjithmonë të mirë, por pa sukses me këndimin, sërish.

Rihanna ka fituar çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes, atë për suksesin e arritur me videoklipe në këngët e saj hite, e pikërisht këto këngë ka kënduar gjatë katër performancave të ndara, nga fillimi deri në fund të ceremonisë.

Por, as kjo prezencë e shpeshtë e Rihannas gjatë mbrëmjes nuk ka mundur t’ia kalojë asaj çfarë ka bërë Beyonce!

Diva ka vendosur të këndojë shumicën e këngëve të albumit të saj më të fundit, ‘Lemonade’, me performancë, koreografi të zjarrtë dhe këndimin 100% live. Madje, Bey edhe ka thyer një nga kamerat e MTV.

Ajo është artistja dhe performuesja më e kompletuar e momentit, dhe kjo është arsyeja pse Beyonce meriton të quhet ‘mbretëreshë’!

Temat
Showbiz

Të afërta