Arrestohet sepse shtiu me armë në aheng familjar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar me nënshtetësi të huaj, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri.

Në njoftim të Policisë thuhet se arma -pistoleta Ekol me një karikator të zbrazët dhe 12 gëzhoja te cal. 9 mm janë konfiskuar.

“Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

arme-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta