Botë

Tzipras kërkon një tjetër reduktim të borxhit, kritikon rëndë Berlinin

By Dijart Dyla

August 28, 2016

Kryeministri grek, Alexis Tzipras, kërkon një tjetër reduktim të borxhit shtetëror dhe lehtësim të atyre që i quan masa shtrënguese të diktuara nga Gjermania.

Në një intervistë për gazetën athinase “Realnews” të publikuar sot, kryeministri i majtë kritikoi Berlinin se funksionon si një lloj banke kursimesh evropiane dhe se po krijon teprica eksesive ndërkohë që Evropa jugore vuan nga një rekord papunësie.

“Nëse vazhdojmë kështu, ne do të shohim shumë shpejt rezultate shumë shqetësuese në zgjedhjet dhe referendumet e ardhshme nëpër Evropë”, deklaroi Tzipras.