Policia e Kosovës për 24 orë ka arrestuar 24 persona në rajone të ndryshme të vendit.
Të arrestuarit kryesisht janë persona që kanë kërcënuar, qëlluar apo kanë aksidentuar persona të tjerë.
Ndërkohë për këto orë një person raportohet të ketë vdekur si pasojë e një aksidenti të trafikut, ndërkohë të lënduar në rrugët e Kosovës nga aksidente kryesisht nga shpejtësi të tejkaluara janë 32 persona.
Policia e Kosovës njofton se për një ditë ka shqiptuar 745 tiketa të trafikut.
Fjalët kyçe
aksidentet