Botë

Lajm fantastik për Mourinhon para ndeshjes me Manchester Cityn (Foto)

By Dijart Dyla

August 28, 2016

Sergio Aguero mund të humbas derbin ndaj Manchester Unitedit, pasi goditi me bërryl mbrojtësin e West Hamit në fitoren 3:1 të Cityt.

City shënoi fitoren e tretë në Premierligë, duke mundur West Hamin.

Por, pas ndeshjes Pep Guardiola ka marrë një lajm të keq.

Guardiola mund të humbas sulmuesin kryesor të skuadrës, Sergio Aguero, në derbin e 10 shtatorit, ndaj Manchester Unitedit.

Argjentinasi në 15 minutat e fundit të ndeshjes City – West Ham, ka goditur me bërryl mbrojtësin Winston Reid, dhe kjo goditje mund t’i kushtojë me dënim atij nga FA.