Fun

Kopja e anijes së famshme Titanik II, gati në vitin 2018 (Foto+Video)

By Dijart Dyla

August 28, 2016

Biznesmenzi australian Clive Palmer ka një ëndërr të madhe: Të ndërtojë një kopje të anijes së famshme të Titanikut brenda 2018-ës. Ai nisi ta planifikojë projektin që në vitin 2012, por zbatimi i tj është vonuar.

Tani, 106 vite pas fundosjes së anijes, “Titanik II” është planifikuar të lundrojë nga Jiangsu në Kinën Lindore për në Dubai.

“Titaniku i ri do të ketë procedura moderne të evakuimit, kontrolle satelitore, navigacion dhe radar dixhital dhe të gjitha gjërat e tjera që ju mund të prisni nga në anije e ndërtuar në shekullin e 21-të”,- ka deklaruar James McDonald, drejtor i marketingut të “Blue Star Line”.

Anija e re do të ketë një kapacitet prej 2700 varkash shpëtimi, ekuipazh me 2435 anëtarë, në krahasim me 178 varkat e shpëtimit të anijes origjinale për 2223 pasagjerët e tij.