Skuadra e vashave të Hajvalisë nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1:1 përballë Klaksvik, në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Ky barazim e eliminon skuadrën kampione të Kosovës, që përfundon aventurën me dy barazime dhe një humbje.
Golin e vetëm për Hajvalinë në këtë ndeshje, e shënoi Zelfie Bajramaj.
Kjo ishte pjesëmarrja e parë për skuadrat kosovare në garat ndërkombëtare, pas pranimit në UEFA dhe FIFA në muajin maj.
Fjalët kyçe
hajvalia fc