18 vjet nga beteja e familjes Salihaj nga Bellopoja, që dha 9 dëshmorë (Foto)

Sot 18 vjet më parë, ishte rrethuar nga forcat serbe, familja Salihaj në Bellopjë të Istogut. Ata kishin kuptuar se kjo familje atdhetare, kishte në radhët e UCK-së, në Brigadën 121 ‘Arben Haliti”, gati të gjithë pjesëtarët e saj.

Për këtë arsye, forcat serbe në mënyrë tinëzare, duke rrethuar shtëpinë, bllokuan të gjithë anëtarët e familjes, mbi të cilët filluan edhe sulmin.

Rezistenca e kryefamiljarit Isa Salihaj, së bashku me djem e nipa, ishte e fortë. Ata arritën që sulmit të forcave serbe t’i bëjnë ballë për gati 24 orë.

14182403_199663233783683_1466618443_n-1-768x449

Por me 29 gusht të vitit 1998, ata ranë duke lënë prapa vetës shumë aksione të kryera, e ku më i madhi njihet ai në Belicë.

Në këtë betejë grykë për gryke me forcat serbe, ranë babai Isa Salihaj, së bashku me tre djemtë e tij, Shabanin, Milaimin e Abedinin si dhe nipat (djemtë e djalit Shabanit), Hysenin, Arbenin e Hysniun.

Në këtë betejë të familjes Salihaj përballë forcave të një shteti, u vra edhe gruaja e Shabanit, Fatimja.

14182357_199663267117013_1061246725_n-1-768x618

E përveç tyre, bashkë me dajë të cilëve nuk iu nda asnjëherë ishte edhe Nazmi Gashi nga Ozdrimi i Drenicës.

Ndonëse në moshë të re, edhe ai ishte pjesëtar i UCK-së. Por ai zgjodhi rrugën e tij, e cila për të mbërritur tek liria, dha gjakun e tij.

14138399_199663220450351_1303181513_n-768x432

Kështu, Nazmiu, u vra bashkë me dajë, për të lënë prapa krenarë të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Ai prehet i qetë në varrezat e dëshmorëve të familjes Salihaj në Bellopojë, bashkë me dajë, duke mos u ndarë nga ta as në botën tjetër.

14159209_199663190450354_764905425_n-768x432

Temat
LajmeVend

Të afërta