Kosova natyralizon një amerikan nga Bilbao (FOTO)

Është ky Scott Bamforth, që luan me skuadrën Bilbao Basket në Spanjë.

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka natyralizuar edhe një amerikan. Është ky Scott Bamforth, që luan me skuadrën Bilbao Basket në Spanjë, shkruan Gazeta Olle.

Bamforth luan në pozitën 2 dhe 3. Ai është pajisur me pasaportën e Kosovës, dhe ka të drejtë të luajë me Përfaqësuesen tonë në kualifikimet për Evropian.

Bamforth, 1.88cm, është amerikani i tretë që merr pasaportën e Kosovës, pas Shawn Jones e Doellman.

Kosova më 31 gusht luan ndaj Sllovenisë, ndeshjen e parë kualifikuese.

Kosovo-1

Temat
Sport

Të afërta