ISIS detyron fëmijët britanik të vrasin të burgosurit në Siri

Grupi terrorist “Shteti Islamik” ka publikuar një video, në të cilën shihen pesë djem britanikë, të cilët po vrisnin të burgosurit në Siri.

Në videon e publikuar shihet se fëmijët janë rreth moshës 10 apo 13 vjeç, transmeton KosovaPress.

Në video shihen fëmijët duke shtënë për vdekje në pesë meshkuj, të identifikuar si luftëtarë kurdë, të cilët janë të gjunjëzuar.

Lidhur me identitetin e fëmijëve, akoma asgjë nuk është e verifikuar, ndërsa nga Zyra e Jashtme në Britani, nuk kanë thënë asgjë lidhur me ngjarjen.

Një nga fëmijët, i njohur si Abu Al-Bara Al Tunisi, u drejtohet kurdëve në gjuhën arabe, duke i paralajmëruar për më shumë dhunë, dhe se beteja kundër tyre akoma nuk filluar.

Fëmijët e tjerë janë të njohur si Abu Ishaq Al- Masri (egjiptian), Abu Abdulllah Al-Britani (britanik), Abu Fu’as Al-Kurdi (kurdë) dhe Yusuf al – Uzbaki (uzbek).

Fëmijët kanë shfaqur propagandën e ISIS-it, me të cilën mburren militantët që trajnojnë brezat e ardhshëm.

Temat
BotëLajme

Të afërta